VatanMed

Cilësi turke, standard botëror!

Rreth Nesh

VatanMed është një grup klinikash të specializuara në fushën e transplantit të flokëve, mjekres, mustaqeve dhe vetullave, në fushën kirurgjikale estetike si dhe në stomatologji. Që nga themelimi në vitin 2007 në Stamboll, VatanMed ka patur një rritje masive duke u zgjeruar në 15 klinika në mbarë botën ku përfshihet edhe Kosova. Gjatë 17 viteve në operim, VatanMed është besuar nga më shumë se 50,000 pacientë të kënaqur nga e gjithë bota.

Klinika

Në një hapësirë të mobiluar këndshëm, ne kemi pajisjet më moderne mjekësore dhe dhomat kirurgjikale të pajisura plotësisht. Ne mund të mburremi me stafin tonë miqësor, profesional dhe me doktorature.

Ne punojmë sipas metodave më të fundit dhe në përputhje me standardet botërore. Ndjekim vazhdimisht risitë dhe përmirësohemi për t’u ofruar pacientëve tanë vetëm zgjidhjet më të mira në luftën kundër tullacisë dhe problemeve estetike.

Ne garantojmë rezultatet tona me anë të një garancie me shkrim, të cilën pacientët e marrin pas përfundimit të ndërhyrjes së mbjelljes së flokëve.

Cilësi turke, standard botëror!

17 vite traditë në 12 shtete të botës

Ne jemi krenarë t’ju ofrojmë përvojën tonë të korporatës dhe njohuritë e stafit tonë profesional. Grupi VatanMed operon në 23 vende që nga viti 2007. Ne punojmë sipas standardeve botërore, duke ndjekur vazhdimisht risitë. Prioriteti iklinikës VatanMed është kënaqësia e pacientit.

Vlersime nga pacientët tanë